Ashensori më i lartë në botë varet në shkëmb

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Nëse ndodheni në provincën Hunan në Kinë, mos humbni rastin të jetoni përjetimin unik: Vozitjen 33 metra të lartë në ashensor të qelqtë i cili ka hyrë në Librin e rekordeve Ginisit si ashensori më i lartë në ambient të hapur në botë

Ashensori “Bailong” apo “Njëqind dragonj” nuk është për ata me zemër të dobët, transmeton Telegrafi.

Kabina e qelqtë e ashensorit ngjitet lart në shkëmbin Vulingiuan dhe ofron vërtet pamje spektakolare në parkun kombëtar, i cili gjendet jo larg qytetit Zhangjiaji. Pos që është më i larti, ky është edhe ashensori më i rëndë në ambient të hapur.

Binarët nëpërmjet të cilëve ngrihet ashensori janë të ndërtuar në shkëmb, ndërsa deri në majë nevojitet rreth një minutë, derisa më parë është nevojitur më shumë se një orë vozitjeje në mënyrë që turistët të kënaqen me pamjen në shkëmbinjtë ranorë të cilat janë përfshirë në listën e UNESCO-s si trashëgimi botërore.

Kur është bërë i ditur ndërtimi, janë nxitur polemika të shumta rreth asaj se a do të duhej të ndërtohej një atraksion i tillë në parkun nacional i cili është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Ekologët i ka brengosur rritja e numrit të turistëve në parkun edhe ashtu të vizituar shumë. Këtë rajon e vizitojnë pesë milionë turistë çdo vit.

Me arsyetimin që ashensori do të zvogëlojë kohën të cilën turistët do ta kalojnë në park, si edhe situatës që krijohej në rrugët malore për shkak të numrit tepër të madh të vizitorëve, ashensori ka filluar punën në vitin 2002 pas tre vjetësh ndërtimi.

Vlera e këtij projekti kapte shumën prej 120 milionë juanësh, gjë që është rreth 20 milionë dollarë amerikanë.

Shikoni si duket vozitja me këtë ashensor të mrekullueshëm.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje