Zënka në familje, policia e parandalon dhe arreston autorin

Divjakë – Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti brenda familjes.

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi kishte kërcënuar dhe kanosur bashkëshorten.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut e cila u gjet nga policia në banesën e autorit.

Nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, pas një telefonate të marrë në sallën operative për një konflikt familjar, ku bashkëshorti kërcënonte bashkëshorten me armë, falë reagimit të shpejtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Ll. M, 55 vjeç, banues në Divjakë.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka kërcënuar me armë gjahu bashkëshorten e tij, shtetasen M. M., 45 vjeçe.

Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje