Pranga 39 vjeçarit, kapet duke vjedhur

Mallakastër – Tenton të vjedh një banesë në fshatin Aranitas, falë reagimit të menjëhershëm të policisë, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, falë bashkëpunimit me qytetarët, u arrestua në flagrancë shtetasi

Sh. C., 39 vjeç, banues në Aranitas.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Aranitas, ka tentuar të vjedhi banesën e shtetases M. Sh, 46 vjeçe, e cila pasi e ka pikasur, ka njoftuar sallën operative dhe menjëherë nga shërbimet e policisë është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasit Sh. C gjatë momentit të ikjes për në banesën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje