Patozi: Rama dhe Basha duan t’i lënë “kopilin” njëri – tjetrit

Astrit Patozi, koordinatori i Bindjes Demokratike, i cilësoi përplasjet e reja mes PS dhe PD për reformën zgjedhore si një mënyrë për t’i lënë ‘kopilin’ në derë njëri-tjetrin.

Patozi tha se 15 marsi nuk do të sjellë asnjë produkt as ndryshim sistemi dhe as ndryshim të statuskuos së liderëve të partive, pasi as Rama dhe as Basha nuk e dëshirojnë këtë gjë. Patoi paralajmëron qytetarët që të përgatitën për më të keqen, pasi deri më 15 mars mund të mos ketë fare reformë zgjedhore ose do të votohen ndryshime të papërfillshme për situatën ku ndodhet vendi.

‘Qofsha i gabuar, por duket sikur po bie që tani era e keqe e dështimit të reformës zgjedhore. Debati që ka nisur mes sherrxhinjve të përhershëm nuk ka të bëjë me çështje të Kodit Zgjedhor apo të sistemit politik, por me sa duket po zhvillohet për t’i ngecur kundërshtarit faturën. Ose me popullorçe “kopilin” në prehër. Dhe këtu nuk është fjala për 15 marsin, sepse është e sigurt që atëherë nuk do të ketë ndonjë produkt, por kam frikë se duhet të përgatitemi për më të keqen, që të mos ketë reformë fare, ose parlamenti të votojë ndryshime të papërfillshme, të cilat nuk e prishin qetësinë e statuskuosë. Edhe polemikat e sotme në këtë dritë duhen parë. Është e qartë se po shpiken arsye për të mos rënë dakord në tavolinë Oerdi me Damianin, ndërkohë që Edi dhe Luli janë në të njëjtën gjatësi vale, kur vjen puna për mos ndryshimin, edhe pse në distancë’, shkruan Patozi.

Ndërsa më lidhje me kërkesën e Bashës për krijimin e dy dhomave në Parlament, Patozi tha se kjo nuk është zgjidhja, pasi çështja nuk lidhet me faktin se si do të ulën deputetët, por si t’i zgjedhim ata në mënyrën e duhur që të kemi një sistem që përfaqësuesit të zgjidhen nga populli dhe jo të votohet vetëm kryetari i partisë.

‘Sa për këtë propozimin e parlamentit me dy dhoma, mund të thuhet vetëm kaq: ne nuk e kemi problemin se si t’i strehojmë dhe ulim në sallë deputetët, por se si t’i zgjedhim ata. Në rast se do të ruhet ky sistem i shpifur, ku njerëzit votojnë vetëm për kryetarin e partisë, edhe me 140 dhoma po ta bësh Kuvendin e Shqipërisë, nuk do të kishte asnjë vlerë, sepse do të ishte e njëjta gjë’, përfundon statusi i Patozit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje