Mbyllet greva e urisë pas 11 ditësh, iu kalojnë tre nga pagat e prapambetura

Dhjetë grevistët e rafinerisë së Ballshit, kanë ndërprerë përkohësisht grevën e tyre të urisë, pas njëmbëdhjetë ditësh, për shkak se kompania u ka kaluar sot tre prej pagave të prapambetura. Pagat per momentin u jane hedhur vetem grevisteve te urise nderkohe qe te tjeret ende nuk kan mar mesazhin e bankes

Punonjësit pritet që të rikthehen në Uzinë pasditen e sotme, ku do të diskutojnë me përfaqësuesit e kompanisë për rifillimin e punës në Rafineri, një tjetër kërkesë e tyre kjo.
Gjatë të gjithë këtyre njëmbëdhjetë ditëve të grevës së tyre, punonjësit e Ballshit insistonin për kalimin e pesë rrogave të prapambetura, si dhe për furnizimin e Rafinerisë me lëndë të parë.

Vazhdimisht ka pasur negociata mes grevistëve dhe kompanisë për plotësimin e kërkesave, dhe prej mëngjesit të sotëm ka nisur marrja e pagave në bankë.

Gjatë këtyre ditëve, naftëtarët janë ndjerë pothuajse të braktisur nga institucionet shtetërore, të cilët nuk kanë mundur që ti japin dot asnjë zgjidhje.

Të dielën që lamë pas rreth 570 punonjësit e rafinerisë së Ballshit së bashku me familjarët e tyre kanë dalë në rrugët e qytetit, në mënyrë që kauza e tyre të merrte zgjidhje.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje