Policia ushtron kontrolle për bimë narkotike

Fier – Kontroll masiv në të gjithë territorin e Qarkut Fier për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

150 forca policie gjatë paradites së sotme, kanë ushtruar kontroll masiv të territorit në zbatim të detyrave të përcaktuara një ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për marrjen e masave për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

30 grupet e ngritura të kontrollit në Qarkun Fier, kanë ushtruar kontrolle në sera, tunele, banesave të braktisura, ambiente të mbyllura, magazinave të ndryshme etj.

Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrolli i territorit do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje