Vdes nga infrakti naftëtari i UPN Ballsh

Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike një prej naftëtarëve të Ballshit, i cili njëlloj si punëtorët e tjerë, doli në protestë këtë të dielë për rrogat e pamarra prej muajsh.

Lajmin e ka bërë me dije ish deputeti i PD-së Luan Baçi, i cili shkruan se jetën e humbi Artan Voshtina. Sipas demokratit, Voshtina ka shkuar në banesë pas protestës, por zemra i ka pushuar.

Luan Baçi: Sapo mësova një lajm të trIshtë. Ndahet nga jeta, një nga protestuesit e rafinerisë, naftëtari Artan Voshtina, banues në Fier. Artani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, i la në një kohë që ata kishin shumë nevojë për Artanin. Sot, pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i mërzitur e stresuar, zemra e tij nuk duroi më. Teknolog, specialist prej shumë vitesh në uzinë, i papaguar dhe i keq trajtuar si shumë kolegë të tij të punës. I përkushtuar për punë, shoqërinë dhe familjen e tij. 

Ky shtet, kjo qeveri e korruptuar, këta banditë dhe hajdutë, kontribuan shumë fortë për fatin e tij të trishto. Ngushëllime të sinqerta dhe të ndjera familjes. Ngushëllime dhe ju kolegë të punës të Artanit protestues dhe grevistë të urisë. Mos harroni Artan Voshtinën, protestoni dhe për Artanin, protestoni pa u ndalur për familjen dhe fëmijët e tij. Ata kanë shumë nevojë sot për ndihmën e të gjithëve. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje