PSG fiton me vështirësi, Neymar del me të kuqe

Neymar Juniorin e kanë lëshuar nervat.

Në minutën e 92-të, Neymar është përjashtuar me të kuq, pasi mori të dytin të verdhë në këtë ndeshje pas një ndërhyrje të qëllimshme, e cila erdhi pak sekonda pasi kundërshtari qëllimisht deshi ta dëmtojë atë, raporton Gazeat Express.

Sido që të jetë, gjyqtari pa vetëm këtë dhe natyrisht, nuk hezitoi duke e përjashtuar brazilianin.

Ndeshja ishte gjatë gjithë kohës e tensionuar, PSG fitoi me vështirësi në fund 4-3 me golat e Mbappe, Cavani dhe dy herë shënoi qendërmbrojtësi, Marquinhos. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje