Grevisti i urisë/ Çaj e djathë”, familja e grevist: Jemi të zhytur në borxhe

E ndërsa naftetaret nuk tërhiqen nga ngujimi, familjet e tyre mezi mbajnë frymën. ABC News ishte në shtëpinë e Aleksadër Mejdanit.

E ëma dhe bashkëshortja e tij tregojnë se si po ja dalin në këto ditë të vështira, e lista e borxheve vetëm zgjatet në dyqane.

Kur familjen e ka lënë pa bukë, greva e urisë duket nje vendim i natyrshëm për Aleksandër Mejdanin, naftëtar prej 20 vitesh në Uzinën e naftës në Ballsh.

“Nuk kam të ardhme tjetër skam me çfarë ta mbaj fëmiljen”, thotë Mejdani.

Prej më shumë se 4 muajsh, familja Mejdani po jeton në kufijtë e mbijetesës.

Gruaja Vojsava tregon kushtet në të cilat gjendet dhe thotë se “ka katër muaj lëre ato të prapambeturat që aty i kemi shpresat. Uroj që të nisë mendeherë puna”.

Kryefamiljari Mejdani është i vetmi që siguron të ardhura për 5 anëtaret e tjerë të familjes. por pasuria e vetme tij është ky apartament i blerë me para borxh.

Aleksandër Mejdani vjen nga familje naftëtarësh. Nëna e tij Antoneta, pas një jete punë në uzinë, sot vuan nga sëmundje profesionale dhe perfiton një pension me të cilin nuk blen dot as ilacet.

“Nuk mendojnë për ne fare, kam punuar 40 vjet në uzinë dhe kam marrë vetëm 45 mij lekë të vjetra, çfarë do bëj. Djali më ka mua çfarë të bëj unë, nuk kam me lekë borxh ha djali”, shprehet nëna e Aleksandrit. 

Në cdo shtëpi naftëtari ka protestë dhe zhgënjim. Në sytë e fëmijëve kjo situatë shkon në skajet e dëshpërimit

Vajza 18 vjeçare e Aleksandër Mejdanit, Florida se kjo është gjendje është për të gjithë banorët e Ballshit. kjo nuk është fjalë vetëm për mua por për të gjithë banorët e Ballshut. “Babi im është prej pesë ditësh në greve me çfarë të ardhurash mubd të shkollohemi ne. Nuk bëhet fjalë për mua por për të gjithë banorët e Ballshit. Nëse ajo uzinë mbyllet a mund të kemi ne të ardhura. Ju lutem na jepni një mundësi”.

Ndërkohë Antoneta flet e indinjuar nuk kemi ku të shkojmë, dhe një asistencë që kisha ma hoqën. 

Që prej mbylljes së uzinës, dyqanet e ballshit po sheshin ushqime me listë. Borxhet e naftëtarëve kanë kapur vlera të larta duke bërë që edhe tregtarët të dalin me humbje

“Me disa klientë kemi arritur në një pikë mosmarrëveshje, është e pamundur nuk mund të vazhdohet më kështu. Ka një kufi”, ka thënë tregtari.

Me tepër se 900 punonjës të Kombinatit të Përpunimit të Naftës në Ballsh janë pa paga dhe pa punë prej 4 muajsh. Kjo ka cuar punonjësit në protesta dhe grevë urie. Ndalja e punës ndodhi pas mosmarrëveshjeve mes bankers petroleum dhe administratorëve të “tosk dhe bylis energy” lendën e parë, naftën bruto. Situata të ngjajshme kanë ndodhur përgjatë 8 viteve të fundit duke prodhuar një krizë të rëndë sociale për të gjithë zonën e Mallakastrës.

Vetëm 2 vjet më parë naftëtarët e uzinës, mbetën pa punë dhe pa pagat e 14 muajve. Këto të fundit megjithëse fituan gjyqin, nuk i kanë marrë pasi firma që administronte uzinën në atë periudhë, sot nuk ekziston më.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje