Ankesa/ Fierakja – Bashës: Nuk i dhanë burrit kemp sepse njê kêmbë ka tê prerê jo tê dyja

Lulzim Basha vijon turin e tij të takimeve, në kuadër të nismës ‘po të dëgjoj’.

Sot kreu demokrat ishte në Fier, në një takim me gratë dhe nënat të cilat gjenden në vështirësi të madhe ekonomike, për shkak të papunësisë.

Gjatë bashkëbisedimit me to, njëra prej grave i thotë Bashës se burrin  e ka me një këmbë të prerë, e kur shkoi për të marrë lekët e kempit, nuk i dhanë pasi ligji e kërkon që t’i kesh të dyja këmbët e prera.

Shumë të tjera ankohen se burrat apo fëmijët i kanë papunë, dhe e përballojnë jetesën duke marrë borxh te të afërmit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje