Aksidenti/ 8 siriane te plagosur, vdes nje sirian

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çekrez të Gramshit ku dy persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur.

BalkanWeb mëson se një makinë fuoristradë tip ‘ML’ ka dalë nga rruga teksa dy persona të seksit mashkull kanë vdekur. 

Zbulohen detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Gramsh, aty ku pas një aksidenti të rëndë humbën jetën 2 persona dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas policisë në fshatin Çekrez, Gramsh, shtetasi M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë.

Ka humbur jetën shoferi i mjetit dhe një person tjetër.

Paraprakisht raportohet se makina ka qenë me shtetas sirianë të ardhur klandestinë në vendin tonë.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Express

Be the first to comment

Lini një Përgjigje