Meta: Më 2 mars në shesh, Rama të porositi poture të gjëra

Në një konferencë për shtyp presidenti Ilir Meta u shpreh se më 2 mars do të thërrasë shqiptarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ai u shpreh se do të publikojë dekretin e parë për shpartallimin e grushtit të shtetit. Meta pohoi se në 2 Mars Rama të porosisë poture më të gjera

“Nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit dhe në shpartallim të plotë të grushtit të shtetit, pikërisht përpara popullit shqiptar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar një herë e mirë regjimin e oligarkëve dhe mafiozë dhe të mafias ndërkombëtare ka dhunuar sovranitetin kombëtar me qëllim shpopullimin e këtij vendi dhe shndërrimin e tij në një qendër të pastrimit të parave dhe bazë operacionale të krimit të organizuar kombëtare dhe ndërkombëtare“, tha Meta.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje