Grevistët e urisë në UPN Ballsh nuk tërhiqen, pagat ose sakrifikohemi

Mallakastër – Ka hyrë ne diten e 3 greva e naftetarve ballsh. Shendeti i tyre po perkeqesohet pasi vuajne edhe nga semundje te tjera, ndersa kane paraqitur probleme me tensionin dhe veshtiresi me rruget e frymenarrjes.

Jonuz Mucaj grevisti qe ishte keq mbreme ka marre mjekim dhe u kthye prane shokeve .
Diten e djeshme i ka takuar perfaqesi nga avokati i popullit dhe askush tjeter.

Sipas mjekes se spitalit te Ballshit Irjanela Malasi tha se grevistet refuzojne te marrin terapi. Njeri prej grevisteve ka shkuar ne spital dhe eshte zevendesuar me nje tjeter. Ka thirrje te mjekeve per largim nga greva, por nuk kane pranuar.

Edhe diten e sotme ashtu si nje dite me pare naftetare dhe familjare jane grumbulluar ne sheshin kryesor te UPN ne solidarizim me grevistet e urise.

Nga ana tjeter edhe shume gra punonjese kane shprehur deshiren qe te hyjne ne grev urie me koleget e tyre ne nje ambient ngjitur por kryesia e greves nuk ka pranuar , ata kane pohuar se dhjete grevistet e urise jane simbolikisht pasi te 900 puntoret jane per greve urie

Be the first to comment

Lini një Përgjigje