Basha: Ne në pushtet do heqim taksën në Rrugën e Kombit

Gjatë një takimi me banorë të Kukësit, Lulzim Basha është zotuar se do ta heqë taksën më rrugën e Kombit ditën e parë të detyrës së tij si kryeministër.

Gjatë bisedës ai ka ngritur edhe shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria.

Varfëria po e bën Kukësin dhe Shqipërinë të pajetueshme për të gjithë qytetarët dhe pa shpresë për të rinjtë.

Do të ringremë ekonominë dhe do të zhdukim fenomenin e largimit të rinisë.

Zhvillimi i ekonomisë i jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë largimit të shqiptarëve’, është shprehur Basha.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje