EUROPA I DASHKA SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT!

Nga Vladimir Muçaj – Akordimi i shumave financiare përtej parashikimeve ishte befasi e bukur! Konferenca e donatorëve dje për pasojat e tërmetit në Shqipëri tregoi qartazi se Perëndimi e dashka Shqipërinë dhe shqiptarët!

Prej dje vendi ynë dhe facto ka hyrë në familjen e madhe europiane! Ndihma e dhënë është në shifra marramendëse! Me këtë ndihmë do kapërcehen të gjitha pasojat e tërmetit! E gjithë ndihma përkthehet mbështetje për shqiptarët! Pa dyshim duhet thënë dhe sukses i Edi Ramës! Miqtë e mirë duken në ditë të vështira thotë shprehja jonë popullore! Europa dhe vendet përtej Oqeanit u treguan miqe të mirë! Sfida më e madhe pas dorës së shtërnguar me shqiptarët në ditët më të vështira ngelet menaxhimi me transparencë i fondeve! Në këtë pikë e kemi sikletin! Qeveria Rama duhet të filloj punët me urgjencë duke bërë transparente çdo qindarkë të harxhuar! Nëse ndodh kështu do mbahet mend gjatë edhe si sukses i tij!..

Be the first to comment

Lini një Përgjigje