Meta: “Edhe me tanke po të vijnë, do marrin përgjigje!”

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer në akuza kundër qeverisë Rama, duke deklaruar se edhe sikur me tanke të vijnë në Presidencë, do të marrin përgjigjen e merituar.

I ftuar në emisionin Open, dhe duke ju referuar përplasjeve për gjykatën kushtetuese dhe betimin e gjyqtarëve, Meta u shpreh se qeveria po bën një grusht shteti duke tentuar të kapë çdo pushtet të pavarur nga ekzekutivi. Më tutje, Presidenti theksoi se ai do të përballet me të ‘gjitha skenaret’ që mund të krijojë qeveria, madje duke thënë se para ‘se të më shkarkojnë ata, do i shkarkoj unë me popullin shqiptar.

Meta: Jam pergatitur per te gjitha skenaret. Edhe me tanke po te vijne ne Presidence do marrin pergjigjen me shembullore. Para se te me shkarkojne ata do i shkarkoj une me popullin shqiptar. Po e bej te qarte, jam gati per cdo skenar. Ata le te vazhdojne, une do tu jap pergjigje shembullore.

Meta po ashtu ka deklaruar se nuk do ta njihë ndryshimin ligjor ku është anashkaluar betimi i gjyqtarëve të lartë në Presidencë.

Meta: Ata përgjigjen me ligje antikushtetuese dhe kriminale, unë do të përgjigjem me dekrete. Ata të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan, unë do të bëj punën time. Noterja deklaroi jo, tha ajo nuk është betuar në zyrën tim, ajo është betuar përjashta. Në zyrën time tha se kam konfirmuar firmën. Ajo tha se unë nuk mund të marrë kompetencat e Presidentit. Do të ketë dekrete kushtetuese. Nuk do ta njoh ligjin e tyre. Ata janë një Parlament me probleme të mëdha kushtetuese. Edhe zëvendësimet e opozitës janë jashtëkushtetues. Me miratimin e këtij ligji janë një herë e përgjithmonë.

Çfarë garancie kanë shqiptarët kur i bëjnë Presidentit këtë lojë, këta mafiozë. Kush ka besim se DAP-i fut njerëzit në administratën publike. Ndaj po zbrazet Shqipëria që vjen nga kjo krizë morale. Sot mora vesh që kameramani në Presidencë iku në Gjermani se do të marrë 3 mijë euro aty dhe radha tek ambasada gjermane ishte si në vitet ’90. Unë flas si njeri që është i shqetësuar për të ardhmen e këtij vendi dhe shpopullimi është problem i madh. Ky vend i ka të gjitha por ikin se shohin çfarë po vendoset këtu dhe tani nxjerrin këta kompani dhe që kërkojnë punëtorë nga Afrika.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje