Mblidhen 1.15 mld euro për Shqipërinë

Konferenca e Donatorëve ka rezultuar e suksesshme për Shqipërinë, pasi në total nga mbledhja e të gjithë shifrave që kanë përcjellë dhjetëra vendet pjesëmarrëse, rezulton se është tejkaluar fatura prej 1 miliardë euro e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në përfundim të konferencës, Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelji, tha se janë mbledhur plot 1.15 mld euro.

Varhelji: Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshmë. Kemi arritur të mbledhim 1.15 mld euro. Ky është një mesazh për të treguar se sa shumë e kemi përzemër Shqipërinë. Duhet të nisë ndërtimi në terren dhe ne jemi aty për ju.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama u shpreh se ka mbetur pa fjalë nga solidariteti i jashtëzakonshëm i vendeve që dhuruan për Shqipërinë. Kreu i qeverisë ka përdorur dy pasazhe nga librat e shenjtë, fillimisht nga Bibla, e në përmbyllje nga Kurani.

Rama: Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them. më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj gjithë këtë.

Më lejoni të citoj diçka nga Bibla, korinthianët, ku thuhet: sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë dhe shpirt, nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzojmë së bashkua.

Unë jam i nderuar shpresoj që të gjithë të gëzojmë të gjithë bashkë për Shqipërinë. Ndërsa citoj Biblën, udhëheq një vend që e ka vëllazërinë fetare siç edhe Papa Francesku e ka pagëzuar nuk mund të largohem pa e përmbyllur me Kuranin, dhe nuk gjej dot shembull më të bukur se ,jo që ndodhi sot: Njerëzimi është një komb i vetëm, faleminderit shumë

Vendin e parë në dhurim e mbajti Franca me plot 100 mln euro dhurim dhe 60 mln euro kredi. Më tutje Bashkimi Evropian së bashku me Komisionin, dhuruan për Shqipërinë 115 mln euro. Italia e vetme dhuroi 65 mln euro, ndërsa Turqia kapi shifrën e 43.6 milionë eurove.

Një shifër e lartë parash ka ardhur dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat premtuan ndërtimin e plot 2 mijë njësive (banesa) në një vlerë prej afro 70 mln eurosh.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje