Arrestohet 30 vjecarja, ishte në kërkim

Fier apet dhe ndalohet ish-punonjësja e postës në Levan, e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim:

A. E., 30 vjeçe, banuese në Levan, Fier.

Ndalimi i kësaj shtetasje u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 14.02.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Kjo shtetase, nga periudha janar 2019 deri në shtator 2019, duke qënë punonjëse në zyrën postare Levan, dyshohet se ka përvetësuar 2 milion lekë të reja nga mbledhja e pagesave të dritave dhe ujit nga qytetarët.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje