Smajlaj kampion Ballkani në kërcim së gjati

Izmir Smajlaj ngre sërish lart flamurin shqiptar.

Atleti shkodran ishte protagonist kryesor në kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura që po zhvillohet aktualisht në Turqi.

Smajlaj është shpallur kampion Ballkani në kërcim së gjati, teksa ia ka dalë të kërcejë 7.91 metra, duke bërë kështu më mirë se gjithë të tjerët.

Në këtë kampionat marrin pjesë 23 shtete të ndryshme, teksa një ndër to është edhe Shqipëria.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje