FRPD anëtarësohet në forumin e PPE

Forumi Rinor i Partisë Demokratike u anëtarësua në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane.

Lulzim Basha e përshëndeti anëtarësimin e FRPD-së në forumin zyrtar studentor të PPE.

Në një mesazh, lideri demokrat theksi se kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar, ndërsa shtoi se brezi i ri janë shpersa për të triumfuar mbi çdo pengesë.

MESAZHI I BASHËS
Përgëzime Forumit Rinor të Partisë Demokratike për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS. Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian me të drejta të plota.
Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar per FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mekullueshme shqiptare!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje