“50 miliardë euro dhe Trepçën Serbisë”, Haradinaj kërkon shkarkimin e Thaçit

Mirëpo pas “zbulimeve” të fundit të Haradinajt për pazaret e Thaçit për ndarjen e Kosovës, duke zbardhur shifrat: “50 miliardë euro dhe Trepçën si pjesë të Serbisë”, deklaratat e hapura të kryeministrit të vendit duhet të nxisin prokurorinë e shtetit për intervistimin e Haradinajt, për mbledhjen e dëshmive ndaj Thaçit dhe të tjerëve që mund të jenë të implikuar në një skandal të tillë. Në këtë rast, prokuroria nuk guxon të heshtë, për shkak se deklaratat e hapura të kryeministrit të vendit nuk duhet trajtuar si deklarata të një qytetari të zakontë, por si deklarata zyrtare që dalin nga i pari ekzekutivit të vendit”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj po vazhdon t’i zbulojë një nga një skandalet e Hashim Thaçit dhe të hedhë akuza të rënda ndaj tij.

Haradinaj, së fundi e ka zbuluar edhe skemën kriminale për pazaret e ndarjes së Kosovës, ku sipas tij, në çështjen e temës së korrigjimit të kufijve, bëhej fjalë për 50 miliardë euro dhe Trepçën si pjesë e Serbisë.

“Bëhet fjalë për 50 miliardë euro sepse s’ka logjikë me ia jep Trepçën Serbisë pa diçka, unë besoj që prapa këtyre skenarëve ka plot argumente. Mendoj që mbajtja gjallë e kësaj teme është me një prapavijë se nuk mendoj që vjen krejt rastësisht”, ka thënë Haradinaj.

E lidhur me këtë, ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Florim Zeqa.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje