Urdhëri/ Tërnova: Kush disponon mjet të blinduar të paraqiten në ministrinë e Brendshme

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Ndërsa të gjitha strukturat e Policisë janë në rrugë duke kaluar në sitë të gjitha mjetet luksoze, një urdhër i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj u kërkon Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor të pezullojnë çdo targim të mjeteve të blinduara që hyjnë rishtaz në Shqipëri dhe njëkohësisht të mos rinovojnë asnjë dokument të këtyre mjeteve të blinduara për vitin 2020.

Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Kreshnik Tërnova sqaron se personat që e disponojnë një mjet të tillë duhet të paraqiten në ministrinë e Brendshme për pajisje me leje apo targim.

“Kanë ndaluar procedurën e targimit makinave të blinduara apo dhe të ripërtërirjes së dokumentave. Pasi ata e cilësojnë si mënyrë të rrezikshme që këto mjete të jenë pa marrë miratimin dhe lejën nga ministria e brendshme, personat që kanë makinë të blinduar kanë qenë në dijeni të këtij urdhëri dhe gjatë kësaj periudhe në drejtorinë që unë drejtoj nuk kanë ardhur persona per ripërtërirje dokumentash, pra ata janë në dijeni të ligjit dhe i kanë ndenjtur larg kësaj drejtorie.” – u shpreh Kreshnik Tërnova për News 24.

Në urdhëzimin e dërguar ministri Lleshaj thotë se është konstatuar se mjetet e blinduara posedohen nga individë me precedent penal dhe vihet re mungesë informacioni në rast të tenderimit të pronësisë së këtyre mjeteve apo edhe problematika të tjera

Be the first to comment

Lini një Përgjigje