Prangoset një person, mbante armë të ftohta e gjahu pa leje

Divjakë – Mbante pa leje armë gjahu dhe armë të ftohta, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Sekuestrohet 1 armë gjahu dhe 2 thika.

Në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, i gjetën shtetasit N. P, 51 vjeç, banues në Muçias, 1 armë gjahu dhe 2 thika të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.

Në përfundim të veprimeve të kryera, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P për veprat penale “Mbajta pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje