Në 16 mars, çdo bëjë opozita?

Opozita që pas votimëve njëpartiake të 30 qershorit të vitit të kaluar nuk ka bërë asnjë protestë.

Pa hyrë në debate se pse e ç’ndodhi, populli opozitarë pyet se çdo bëjë opozita e bashkuar pas datës 15 mars të këtij viti.

15 marsi është rënë dakort nga mazhoranca dhe opozita që të jetë data e fundit e miratimit të reformës zgjedhore. Ndaj u ulën palët politike në tryezë.

Nuk po përmendim se opozita kishte deklaruar vitin e kaluar se nuk ulemi në tavolinë me Edi Ramën, pa dhënë ai dorëheqjen si kryeministër.

Po e harrojmë edhe këtë!

Por pyetja vjen nga shpirti i popullit opozitar: Çdo bëjë Lulzim Basha dhe krejt opozita me datë 16 mars?

Lulzim Basha sot tha pak a shumë se do ketë protesta nëse Rama nuk pranon qeveri zgjedhore si dhe zgjedhje të parakohshme. Por nuk tha se këtë radhë do ta rrëzojmë me forcën e popullit të revoltuar. Nuk kishte tonalitet përballje finale me kryeministrin. Ai mbajti karikuar baterinë popullore se “do të përballemi”, por nuk specifikoi vendosmëri që të ishte i prerë se nuk ka më ndërkombëtarë që ndërhyn në punët e opozitës për të detyruar Edi Ramën për të shkuar në zgjedhje të parakohshme këtë vit.

Nëse përballja nuk bëhet këtë pranverë, atëhere vera do sjellë plazh, pas verës vjen vjeshta kur piqet rrushi dhe kryeministri do gjejë justifikime se “edhe pak e po vijnë zgjedhjet e radhës, ndaj prisni!’.

Prandaj pyetja shtrohet prapë: A do të vendosë me 16 mars opozita fillimin e përballjes finale? Apo disa protesta sa për të thënë se filluam?!

Regjimet kriminale, siç akuzon opozita, rrëzohen me forcë. Forca e popullit vendos! Por duhet vendosmeri e jo hezitim se do na bërtasin të huajt!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje