Los Angeles/ Rezidenca më e shtrenjtë ajo e Jeff Bezos

Jeff Bezos bleu rezidencën më të shtrenjtë në histori.

Jeff Bezos është themeluesi dhe presidenti i Amazonës, ai theu rekordin duke blerë një rezidencë në Beverly Hills për 165 milionë dollarë. Më e shtrenjta në historinë e Los Angeles, raporton “The Wall Street Journal”.

Një vilë e projektuar në vitin 1930 si rezidenca e presidentit të parë të Warner Bros, Jack Warner, është vila më e shtrenjtë në të gjithë shtetin e Kalifornisë.

Rezidenca ka stilin kolonial duke përfshirë një fushë tenisi dhe kopsht prej 13,000 metra katrorë. Sipas The Wall Street Journal, asnjë agjent i pasurive të patundshme ose ndërmjetës nuk kanë ndërhyrë në transaksion.

Megjithëse rezidenca e Beverly Hills nuk është e vetmja pronë e miliarderit Bezos,  ndërmarrja e tij personale – Bezos Expeditions – pagoi 90 milionë dollarë për disa toka që ishin në pronësi të bashkëthemeluesit të Microsoft, Paul Allen.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje