“ Kumbulla më i fortë se de Ligt”

Amir Rrahmani bashkë me Marash Kumbullën janë dy zbulime të Veronës në qendër të mbrojtjes, dy investime fitimprurëse, pasi vlera e tyre është shumëfishuar pas paraqitjeve mbresëlënëse në këtë sezon.

Qendëmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, në një dalje për mediet italiane ka folur për shumë tema të aktualitetit.

Pas fitores nuk kishte ndonjë festim të veçantë, por vetëm një gëzim të madh menjëherë pas ndeshjes, pasi kemi vendosur një tjetër hap të rëndësishëm drejt objektivit tonë. Të dielën në mëngjes ishim të gjithë të përqendruar te ndeshja ndaj Udineses”.

Goli i Ronaldos?Edhe pse Ronaldo ka treguar në atë aksion se është një kampion i madh, me siguri mund ta mbroja më mirë”.

Objektivat e Veronës: Objektivi ynë mbetet mbijetesa, për të gjitha të tjerat do të mendojmë më vonë. Ku dua të arrij? Por momentin dua të afirmohem në Serinë A, sepse është një kampionat me shumë prestigj. Pastaj do të dëshiroja të shënoja, nuk ia kam arritur ende edhe pse kam pasur raste të mira, por jam i bindur se herët a vonë do të vijë edhe momenti im.

Marrëdhëniet në skuadër: Ndihem mirë me të gjithë shokët e skuadrës, jemi një grup i madh, mes nesh ka mirëkuptim dhe bashkëpunim. Në veçanti kam një raport shumë të bukur me Kumbullën, Radunoviçin dhe Gunterin.

Transferimi te Napoli: Në Kosovë vazhdojnë të shkruajnë se transferimi im te Napoli ka qenë më i shtrenjti në historinë e futbollit të vendit tonë. Por unë nuk e mendoj shumë, deri në qershor jam një lojtar i Veronës dhe jam krenar që vesh këtë fanellë dhe i vendosur që të mbyll sa më mirë këtë sezon”.

Elozhet për Kumbullën: Mendoj se Veloso është lojtari më i fortë i Veronës. Kumbulla i fortë si De Ligt? Sigurisht, ndoshta edhe më shumë.

Verona përtej futbollit: Kam dashur shumë që të mësoja gjuhën italiane, është një gjë e rëndësishme në shumë pikëpamje. Çfarë më pëlqen më shumë në Verona? Qendra historike, është e bukur dhe njëkohësisht qetësuese.

Ndeshja me Udinesen: Udinese është një skuadër e fortë, të cilën duhet ta përballim me shumë përqendrim dhe vendosmëri, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se do të jetë një ndeshje më e vështirë se ajo ndaj Juventusit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje