Miratohen 14 komisione parlamentare

PDK i sjellë dhuratë Vjosa Osmanit, fotografia e presidentit Hashim Thaçi vendoset në sallën e Kuvendit.

Nën tingujt e Bareshës nisi seanca e parë plenare e Kuvendit të Kosovës me në krye Vjosa Osmanin.

Kjo ndodhi për të vetmen arsye.

Deputetët e legjislaturës së shtatë nderuan ikonën e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushën.

Por, këtë këngë të përzgjedhur e kundërshtoi një deputet që dikur ishte ministër i Kulturës.

Por, me kaq nuk e lanë deputetët e PDK-së.

Ata kryetares së Kuvendit edhe ia sollën një dhuratë.

Prapa karriges së Vjosa Osmanit u vendos një fotografi e presidentit Hashim Thaçit.

Gjithë  këtë veprim e bëri deputeti i Partisë Demokratike, Mërgim Lushtaku.

Zhurmën partia më e madhe opozitare duket se nuk do ta ndal.

Bedri Hamza teksa doli në foltore pati edhe përballje me kryetaren e Kuvendit.

Këtu ku u propozua edhe zgjatja buxhetore nga Qeveria e Kosovës pikë tjetër e rendit ditës ishte edhe konstituimi i komisioneve parlamentare.

Kjo pikë i bashkoi përsëri ish PAN-in dhe minoritetet.

Teksa LDK dhe LVV pajtoheshin që të kenë 14 komisione parlamentare opozita kërkonte që kjo pikë të dilte në votim.

Por kur shefja e Kuvendit e vendosi  në votim kjo nuk i mori votat e mjaftueshme.

Për këtë arsye në urgjencë u thirre një mbledhje e kryesisë me shefat e grupeve parlamentare.

E këtu u vendos që të votohet ashtu siç kërkonte mazhoranca në fillim.

Pas kësaj mbledhje rifilloj seanca e lënë në gjysmë.

Pajtimin që kishin në kryesi pozita e opozita sollën krijimin e 14 komisioneve që do të monitorojnë ministritë e caktuara.

Me 90 vota për dhe një abstenim janë votuar 14 komisione parlamentare, kurse emrat e anëtarëve nëpër komisione do të dërgohen më vonë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje