Aksidenti në Kraps, tre të plagosur

Fier / 3 persona jane demtuar nga nje aksident automobilistik.



Ne fshatin Kraps dy automjete nje Benz dhe nje Volkswagen jane perplasur me njeri tjetrin . Per shkak te lageshtires ne rruge drejtuesi i automjetit tip benz ka humbur kontrollin e mjetit duke u perplasur dhe duke perfunduar ne kanalin anesor te rruges.
3 personat e demtuar kane marre edhe ndihmen e pare mjekesore ne spitalin rajonal te Fierit . Policia ne vendngjarje per te zbardhur shkaqet.

Fier
Informacion paraprak

Në datën 14.02.2020 rreth orë 15:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Kraps, janë përplasur mjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Q me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit A. Q, si dhe pasagjeri i mjetit “Benz” shtetasi R. Q të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje