SHËN VALENTIN, DASHURI DHE URREJTJE!

Nga Vladimir Muçaj – Po troket dita e dashurisë!

Eshte dita simbolike e te dashuruareve 14 shkurti! Festohet gjithandej ne modele dhe forma te ndryshme! Me se shumti kjo dite e date “rrok” te rinjte, por jo vetëm! Ata i kushtojne vemendje mē sē shumti kesaj dite! Urime, mesazhe, tufa me lule dreka e darka te kuruara mire. Dhe realisht mire bejne qe vemendje i kushtojne dites se dashurise.! Mire bejne palet gjithashtu qe zbrazin paksa kuletat ne kete dite! Te harxhosh per dashurine njerezore eshte! Por personalisht per te rinjte dhe diten e dashurise une e kam nje koment e qendrim!

Qendrimi dhe komenti im eshte fare i thjeshte! Dashuria nuk duhet kujtuar me tum-tame vetem ne daten e Shen-Valentinit! Dashuria, respekti harmonia duhet ne te gjitha ditet kalendarike! Të festosh për dashurinë vetëm në një ditë do ishte hipokrizi! Tek shumë çifte kjo shfaqet rëndomë! Për të mos folur pastaj për rastet ekstreme të dhunës brenda çifteve! Për fat të keq janë të shumta rastet në çifte që përfundojnë keq! Dashuria vetëm në dukje nuk mbart dashuri! Ka ndodhur shpesh që kjo ditë e shënuar është shoqëruar me dhunë e vrasje në çift! Nëse çiftet dhe të gjithë të dashuruarit shmangin hipokrizinë dhe dhunën SHEN VALENTINI mer kuptim të plotë në të gjitha ditët kalendarike! Permbylltazi per komentin dhe qendrimin tim per kete date do te thoja:”Këtë dite kane te drejte te festojne ata dhe ato qe dashurine reciproke e kane te ngjizur ne 365 ditet e vitit. Tek pjesa tjeter ku ajo mungon te festuarit vetem ne daten katërmbëdhjetë do ishte nje hipokrizi! ..Dashuria është jetë, është frymarrje është nevojë shpirtërore dhe njerëzore! Si e tillë ajo duhet forcuar dhe kuruar çdo ditë!..Kjo duhet kuptuar mirë!…

Be the first to comment

Lini një Përgjigje