Napoli me një këmbë në finalen e Kupës

Napoli hedh një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Italisë, teksa ka fituar 1-0 në “San Siro” në gjysmëfinalen e parë. Skuadra e Gattusos zhvilloi një lojë më të mirë se vendasit duke qenë me e pranishme në zonën kundërshtare.

Në minutën e 56-të, Fabian Ruiz arriti që të shënonte një super gol me një goditje në hyrje të zonës, duke lënë të shtangur portierin Padelli. Interi tentoi të reagonte duke krijuar dy mundësi shënimi me Lukakun dhe Eriksen, por pa mundur që të gjejë rrugën e rrjetës.

Te Napoli Hysaj e ndoqi ndeshjen nga stoli, ndërkohë që kujtojmë që do të ketë edhe një duel kthimi, por skuadra e Gattusos është më e favorizuar pas këtij rezultati. /R.Lika-Koha Jone/

Be the first to comment

Lini një Përgjigje