Arrestohet një shtetas, kryente veprimtari kriminale

Lushnjë – Kontrolle për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas pasi ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin: E. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”, pasi në ambientin e lokalit që ky shtetas menaxhonte, ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 laptop te markës “HP” me logo si ato të lojrave te fatit, 24  tableta të markës “ Samsung” me logo si ato të lojrave te fatit, 6 bileta si ato lojrave të fatit me siglën “Top Game Racing” dhe 2 printera, të cilat shërbenin për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje