Aksidenti, polici i dehur hyn me makine ne oborrin e baneses

Ngjarje e rende eshte regjistriar ne fier ku nje punonjes policie i dehur ka bere aksident e me makine duke u futur ne oborrin e nje banese dhe me pas konfliktohet me pronarin e shtepise dhe e qellon me arme zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2 te mengjesit ku punonjsi i policise Paulin Shpani, 41 vjec ka hyre me mjetin e tij ford brenda oborrit te shtepise se Soni Meços. Në momentin që ka dalë nga mjeti është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim te tij, duke e plagosur në dorë.

Policia

Fier. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi P. Sh, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, në lagjen “Sheq i Madh”, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e banesës së shtetasit S.M, 70 vjeç.

Pasi është konfliktuar me pronarin e shtëpisë, ka nxjerë armën dhe e ka plagosur në gishtin e dorës shtetasin S.M, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Eshtë shoqëruar në Drejorinë Vendore të Policisë Fier shtetasi P.Sh dhe po kryhen nga SHÇBA veprimet proceduariale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje