Moderatori qenka sozi e Leonardo DiCaprios

Një nga meshkujt më të pashëm të Hollywood-it e pas të cilit vajzat çmenden, Leonardo DiCaprio e paska sozinë e tij në Shqipëri. Madje ai është shumë i njohur.

Bëhet fjalë për moderatorin Arjon Muça i cili paska një ngjashmëri të madhe me aktorin dhe as nuk e kishim vënë re.

Arjoni ka publikuar në Instagram një foto dhe menjëherë kanë nisur komentet që i vënë në pah ngjashmërinë me DiCaprion.

“Mu duke si Leo DiCaprio”, i shkruan Armina. “O Arjon ça e ke Leo DiCaprion o çun pse s’flet”, i komenton Orgesa.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje