Ministrat e qeverisë “Rama” manipuluan sondazhin për njëri – tjetrin

Emisioni “Opinion” kishte bërë një sondazh online se cili është ministri më i njohur i qeverisë. Por një incident ka ndodhur me sondazhin pasi ka rezultuar se disa për disa ministra votat kanë qenë të manipuluara.

Nga totali prej 348 712 vota, rezultojnë se 307 864 janë të manipuluara.

Nga votat e manipuluara vendin e parë e mban ministrja e Financave Anila Denaj, e ndjekur nga Bledi Çuçi të Bujqësia, Olta Xhaçka e mbrojtjes, Elva Margariti e Kulturës, Gent Cakaj i jashtëm, Elisa Spiropali ministre e shtetit dhe Blendi Klosi – ministër turizmi.

“Çdo kompjuter ka një IP, ka një numër identifikimi i cili është si shasia e një makine. Votat reale janë IP të regjistruara në një kompjuter real. Votat e manipuluara janë IP që nuk janë reale. Ato quhen “Proxy” janë numra të cilat mund ti marrësh dhe mund ti identifikosh në një kompjuter. Mund të marrësh 100 mijë IP identifikuese vetëm në një kompjuter të cilat blihen në sisteme në palë të treta. Sa më i zoti të jetë manipuluesi aq më i shtrenjtë është Proxy. Një ip Proxy mund të jetë një kompjuter në SHBA, ishujt Fuji, Hawai etj”, – tha eksperti i IT, Gentian Progni në emision.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje