A do shpërndahet Parlamenti? Pergjigjet Meta

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u pyet sot nëse do ta shpërndajë parlamentin e Shqipërisë.

“S’jam votuar nga ky Kuvend dhe jam shumë i lumtur për këtë,” ishte reagimi i parë i kreut të shtetit.

“Situata në Parlament nuk është normale dhe kjo është përgjegjësi e dy palëve,” u përgjigj presidenti Meta.

“Edhe e mazhorancës që i ngushtoi opozitës hapësirat, por edhe opzozitës që zgjodhi rrugën e delegjitimimit të institucioneve,” shto ai.

Sipas Presidentit, Kuvendi po bën veprime ilegjitime që prej largimit të opozitës.

“Unë mendoj që ky Kuvend që bën veprime të tilla që po fton me shpejtësi të madhe delegjitimimin e të gjitha institucioneve, e vetmja punë e mirë që duhet të bëjë është të vetëshpërndahet,” tha Meta në Euronews.

Presidenti vazhdoi më tej duke e cilësuar punën e parlamentit të shkëputur nga realiteti dhe që nuk ofron garanci për normalitet politik dhe institucional të vendit.

Gazetarja e pyeti nëse kjo përgjigje nënkupton se kreu i shtetit ka vendosur të mos e shpërndajë parlamentin.

“Parlamenti jashtë standardeve të kushtetutës se duhet të kishte 140 deputetë. Zëvendësimi i deputëtëve ka ndodhur në mënyrë të paligjshme kur kodi ka procedura të qarta,” u përgjigj presidenti.

“Presidenca është kala për mbrojtjen e Kushtetutës, ndaj mazhorancës, opozitës, ndaj vagabondëve ndërkombëtarë që e dinë që kushtetuta e Shqipërisë që mund të përdhoset. Deri më 24 korrik të 22 është kala nuk afrohet njeri për kushtetutën,” shtoi ai.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje