Mourinho qeros, “Më zuri gjumi te berberi”

Trajneri i Spurs u pa “qel: këtë vikend një ndryshim i madh ky i tij, edhe pse ai pretendon se nuk e kishte menduar këtë gjë

Jose Mourinho ka bërë humor për modelin e tij të flokëve duke bërë shaka se ishte një gabim i berberit pamja e tij e re, derisa trajneri i Tottenham planifikon që ta mbyll me sukses sezonin me këtë skuadër.

Portugezi ka prerë shumë flojët dhe kishte ishte një ndryshim i madh por ai insiston se ka dashur të prejë pak flokët.

“Ndonjëherë e ndjej shumë motin e ftohtë dhe dëshiroj që të ndryshoj pak”, tha Mourinho për Sky Sports. “Por, këtë herë nuk është ky rast”.

“Me zuri gjumi në karrigen e berberit dhe kur u zgjova isha keq dhe i thashë që ti prenë me “njësh”. Shpresoj që të rritën përsëri”.

Mourinho ka pak kohë që ta ndjejë motin e ftohtë derisa ai thotë se ishte i zënë edhe pse Premier Liga është në pushim dimëror.

Ish trajneri i Manchester United dhe Chelsea ishte në Gjermani gjatë vikendit për të parë ndeshjet e rivalit të Spurs në Ligën e Kampionëve RB Leipzig, me të cilët do të përballet në Londër javën e ardhshme.

Para kësaj ndeshje Mourinho do të udhëtojë në Aston Villa dhe mandej do të përballet me ish skuadrën e tij, Chelsea në Stamford Bridge më 22 shkurt.

Klubi do të rikthehet në aksion pas një serie prej gjashtë ndeshjesh të pamposhtur në të gjitha garat, në Premier Ligë dhe në FA Cup. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje