DILEMAT E ANTI-KCK-së!

Nga Vladimir Muçaj – Akti administrativ i qeverisë me fuqi ligjore ka “zbritur”në terren! Në planin e përgjithshëm unë e pëlqej çdo nismë për të luftuar krimin dhe horrat e qyteteve të përfshirë në krime!

Përpjekja qeveritare për t’u përballur me element të krimit duhet përkrahur dhe duhet mbështetur nga opinioni publik shoqëria civile dhe media! Personalisht nuk i bashkohem turmave të kritikëve për këtë aksion të nisur nga policia! Dhe pse me një lloj besimi dhe unë e kam një doze skepticizmi! Ky ligj mbart shumë dilema në vetvete! E para pse me kaq vonesë kjo “ofensivë” goditëse! E dyta a do mundet dot policia ti vendos në “rresht” qindra elemente të përfshirë në fushën e krimit?!..Ata janë shumë! Ata janë të fuqishëm në burime financiare dhe mjete te tjera mbështetëse! Shumë emra të botës së krimit janë të lidhur me fijet e politikës! Përballë këtij realiteti sfidat dhe skepticizmi i opinionit shtohen me shumë! Ky operacion më së shumti i ngjan një fushatë e cila më shumë herët duhej të nisej! Përtej besimit dhe skepticizmit tim për këtë operacion koha do jetë tregues më i pagabueshëm në rezultatet e tij! Deri tani une shoh që elementeve në shkallë vendi të përfshirë në krime po u përmendet emri prej policisë dhe po përcillen nëpërmjet medias tek opinioni! Duhet thënë se qetësia atyre u është prishur këto dite. Kaq është shumë pak, madje pak fare! ..Kapitulli i krimit ne vend nuk mund të përmbyllet vetëm me bllokimin e disa automjeteve të shtrenjta! .Anti-KCK deri tani është e “vogël” për misionin që ka nisur! Është e “vogël”përballë “të mëdhenjve” të krimit!.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje