PSG i sigurt marshon drejt titullit

aris Saint Germain ka arritur fitore kundër Lyonit sonte në Parc des Princes për të prirë me 12 pikë epërsi kundrejt Marseille në vendin e dytë

PSG po marshon me hapa të sigurt drejt titullit edhe për këtë sezon, kurse sonte ata e kanë mposhtur Lyonin me rezultat 4-2.

Angel Di Maria do të shënonte golin e parë për PSG në minutën e 22-të.

Mbappe do t’i dyfishonte shifrat në minutën e 38, duke shënuar një supergol pas një kundërsulmi të parisienëve.

Me rezultat 2-0 përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Marcal do të shënonte autogol në minutën e 47.

Lyon fillon të këndellet dhe u mendua që ata edhe mund të kthehen në ndeshje dhe të nxerrin rezultat pozitiv.

Terrier do të shënonte golin e parë për Lyon në minutën e 52.

Lyon i bëri gjërat edhe më intersante kur në minutën e 59-të, Moussa Dembele do të shënonte për ta ngushtuar epërsinë në 3-2.

20 minutat e radhës i takonin më shumë mysafirëve dhe Lyon ishte afër për ta barazuar rezultatin.

Megjithatë, në minutën e 79-të në skenë del veterani, Edinson Cavani për të shënuar golin e katër ku njëkohësisht e vulosi fitoren prej 4-2.

PSG me këtë fitore ka 61 pikë dhe prinë në Ligue 1 të Francës me 12 pikë më shumë se përcjellësi i tyre i dytë, Marseille. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje