A do t’u japi zgjidhje Christofor Gunrov naftëtarëve të UPN?!

Mallakastër – Naftetaret e UPN Ballsh kanë nënshkruar listat se të merkuren në orët e para të mëngjesit do shkojnë drejt Tiranës tek zyrat e kompanisë “Bylis energy”. Teksa do të protestojnë para zyrave të kompanisë ata më pas do të shkojnë para Kryeministrise, kanë pohuar burime informacioni nga protestuesit e UPN Ballsh për ALB365

Po këto burime pohuan se neser kane takim me pronarin Christofor Gunrov ne zyrat e kompanise. Ka qënë ky i fundit që ka thirrur një përfaqsi në Tiranë në zyrat e kompanisë dhe nuk dihet se si do të shkojnë bisedimet.

Naftëtarët pohuan vendosmërinë që të marrin pagat e prapambetura dhe qeveria shqiptare të marr vendim se çfarë do të bëhet në të ardhmen me ketë uzinë përpunimi nafte. Nëqoftëse mbyllet , tu jepen asetet punonjësve në bazë të ligjit, kanë thënë ata për ALB365.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje