Kush gënjen për zgjedhjet e parakohëshme?

Një debat në distancë ka plasur ditët e fundit lidhur me mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohëshme. Sipas ekspnentëve të ndryshëm ai ka marrë forma të ndryshme nëse do të ketë apo jo të tilla, nëse do të jenë të përgjithshme apo vetëm lokale, apo do të zhvillohen të dyja në një ditë.

Debati mori hov edhe njëherë pas një interviste të Lulzim Bashës në ABC Nevs, ku megjithëse lideri demokrat pohoi se opozita nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj për zgjedhje, mediat pranë saj e sërvirën këtë sikur ka një marëveshje mes tij dhe Ramës për ti zhvilluar ato. Kaq u desh që Taulant Balla ta përgënjeshtrojë zyrtarisht një pandehmë të tillë: “Lulzim Basha paska “konfirmuar” marrëvëshje për zgjedhje të parakohshme! Mbase kjo i vlen si një fantazi e re për të mbajtur ca muaj të tjerë me oksigjen simotrën dhe sivëllezërit e aleancës jashtëparlamentare dhe e mirekuptojmë. Por zgjedhjet e parakohshme nuk janë temë e dialogut me atë aleancë, dmth as me Lulzim Bashën” këmbënguli ai.

Po atëhere, nga kanë dalë këto zëra? më tepër ato gëlojnë në kampin e opozitës. Gazment Bardhi tha përpara disa ditësh në ABC News per gazetarin Endri Xhafo, se kryeministri Edi Rama paska depozituar paraprakisht dorëheqjet e secilit prej kryetarëve të Bashkive, për t’i përdorur si mënyrë ligjore për të ribërë zgjedhjet lokale. Por nëse Sekretari i përgjithshëm i PD-së hodhi këtë mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, në një intervistë po për ABC News këtë javë, i tha gazetarit Juxhin Mustafaraj se Edi Rama do ta çojë deri në fund mandatin e tij.

Atëherë, në përfundim mund të thuet se askush nuk di gjë të saktë se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme apo se çfarë lloji do të jenë ato. Deri më tani zhurma rreth tyre po shpërndahet nga zëra jo zyrtarë pranë opozitës që me sa duket duan të justifikojnë erën e paqes që ka hapur Lulzim Basha dhe për të qetësuar radhët e militantëve të opozitës se sakrifica e tyre ia vlejti për një zgjidhje më të shpejtë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje