Makina del nga rruga e përfundon në greminë dhe lumin Gjanicë

Mallakastër – Aksidenti, shpejtësia dhe lagështira, makina del nga rruga e përfundon në greminë dhe lumin Gjanicë, vdes 35 vjecari drejtues mjeti

Aksident me pasojë vdekjen e shtetasit Gramoz Isufaj 35 vjec ka ndodhir mesditën e sotme në aksin rrugor nacional Fier – Ballsh në vëndin e qujatur “Kthesat e Viskokës”. Automjeti tip “Ford Fiesta” me targa të Fierit pasi ka kaluar kthesën ka dalë nga rruga duke përfundur në grenminë afro 50 metra e më pas në ujrat e lumit Gjanicë.


Dalja nga rruga e automjetit që drejtohej nga viktima Granoz Isufaj dhe rënia e tij në lumin Gjanica është parë nga të tjerë drejtues mjetesh të cilët menjherë kanë ndaluar dhe njoftuar policinë e cila ka vënë në lëvizje zjarffiskta dhe autoambulancën


Shërbimet kanë mbrritur menjëherë por për shkak të terenit të thyer janë dashur që me mjete rethanore të shkojnë në këmbë e më pas të bëjnë të mundur nxjerrjen e mjetit nga ujrat e lumit. Automjeti pë shkak të forcës dhe ujit të pakët kish pësuatr shumë dëmtime të cilat vështirësuan së tepërmi nxjerrjen e viktimës.


Autoritetet policore për shkak të targave të automjetit pohuan se viktima ishte një 30 vjecar nga Portëza, por më pas u bë e mundur se personi e kish shitur mjetin disa javë më parë tek 35 vjecari Gramoz Isufaj nga Ngracani I Mallakastrës. Gjatë kontrollit të xhubit që viktima mbante veshur u gjet leja e drejtimit të mjetit cka vertetoi dhe identitetin e tij.
Trupi I pa jetë I viktimës u dërgua në morgun e spitalit për tu tërhequr me pas nga familjarë të tij.


Ky aks rrugor përvecse quhet “kthesat e Viskoës” quhet edhe “Kthesat e vdekjes” pasi në një gjatësi prej afro dy kilometra ka mbi 20 lapidarë , viktima nga kasidente rrugore. Edhe pse herë pas here kryhen punime e riparime duke vendosur rapa mbrojtese atio meren nga banorë të zonës e shiten për skrap
Vetëm një vit më pare ka pasur një tjetër viktimë në të njëjtin vend/ ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje