Naftëtarët e UPN drejt grevës së urisë, përplasje verbale me drejtorin e menaxhimit

Pershkallzohet protesta e naftëtarëve në Ballsh,  ndërhyrje e policisë, përplasje verbale me drejtorin e menaxhimit të uzinës

Protesta e naftëtarëve të UPN Ballsh cdo ditë e më tepër po shkonë drejt përshkallëzimit, paradite e sotme ata janë përplasur verbalishtë me drejtorin e menazhimit të kësaj uzine ndërkohë që pak minuta më pas ka mbrritur shefi I komisariatit të policisë Mallakastër me disa trupa policore.

Pas bllokimit të kamionave të tonazhit të rëndë të bërë mbrëmjen e djeshme , paraditen e sotme naftëtarët këekojnë 4 pagat e prapambetura dhe cfarë do të bëhet me vijimin e punës së uzinës.

Pas këtyre debateve të ashpra ku protestuesit nuk kanë qënë dakort, në portën kryesore të uzinës ka mbërritur shefi I komisariatit të policisë Mallakastrës Alfred Thaci I cili u ka kërkuar protestuesve një e nga një ose me pëfraqsi që ata  të bëjnë denoncim në polcii ndaj kompanië. Proteestuesit nuk kanë qënë dakortë

Naftëtarët  shprehen të vendosur se do vijojnë protestën duke thënë se do shkojnë e do futen në grevë urie duke hyrë ne ambientet e administratës së ndërmarjes, ose qeveria, ministria Balluku të vi e të ulet në bisedime me ne që të dimë cdo bëhet me uzinën   dhe me ecurinë e saj, ndryshe nuk tërhiqemi, këtu do rrimë ne dhe familjet tona/ ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje