Fevziu: Një vilë në periferi të Tiranës ka 500 mijë euro sistem alarmi

Moderatori Blendi Fevziu në “Opinion” ka dhënë një shembull të një rasti për t’u hetuar nga efektivët e OFL-së sipas ligjit antiKÇK.

Gjatë emisonit, Fevziu ka treguar se në periferi të Tiranës, një person-biznesmen ka montuar një sistem alarmi që ka kushtuar gjysmë milion euro.

“E di që një prej vilave qëe ndodhet në periferi të Tiranës ka 500 e ca mijë euro sistem alarmi.

Kush është ky bandit që harxhon gjysmë milioni euro për t’u ruajtur? Nga kush trembet nga qentë apo nga zogjtë?,”-tha Blendi.

Mësohet se pas prononcimit të Fezviut oficerët e OFL po hetojnë për personin në fjalë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje