Thirrja/ Naftëtarët e UPN – Ruçit: Eja k’tu tani, jo kur do votat PS

Punonjësit e rafinerisë së naftës në Fier kanë dalë në protestë këtë të hënë për të marrë pagën e tyre dhe me kërkesën për të nisur punën sa më parë.

Më pankarta në duar, protestuesit i kanë bërë thirrje kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi që të vijë në Fier, duke i kujtuar se më 2021 ai nuk do të ‘harrojë’ që t’i kërkojë votat.

“Po e marrim bukën me listë dhe fëmijët po i heqim nga shkolla”, shprehen punonjësit e rafinerisë së naftës në Fier. 

Punonjësit : “I bëjmë thirrje kryetarit të parlamentit të vijë në Fier sepse në vitin 2021 do kërkojë vota në këtë qytet. Votat i ka marrë nga viti 1992 e deri me sot te gjitha votat, ti vijë turp.”

Ata paralajmëruan se nëse nuk arrihet në një zgjidhje do të përshkallëzojnë protestët deri në grevë urie.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje