Naftëtarët: Na jepni pagat, uzina rrezik shpërthimi, rrjedh gaz i lëngshëm

Mallakastër – Naftetaret e UPN Ballsh janë rihedhur përsëri në proteste. Ata pohojnë se në rezervuarin që ndodhet në repartin 16/3 ka 30 ton gaz i lëngshëm. Fllanxha mbi saraqineskë rrjedh. Një zjarr natyral, një rrufe uzina do shpërthejë si Gërdeci

Ata kerkojne pagat dhe vazhdimesi te punes. Nuk dime ku te drejtohemi
Te nderhyje qeveria, pohojnë ata.
Te ngrihemi te kerkojme te drejtat tona, pohojnë protestues të tjerë.
Jemi 800 naftetare skemi sindikata, thonë ata. Protestës i janë bashkuar edhe 38 punonjes te repartit zjarrfikes

Brunilda Jahaj shefe e sigurimit teknik në UPN ka pohuar shumë qartë se : Nje sfere gazi i lengshem rrjedh gaz, po ndot ambientin, ka rrezik shpërthimi jo vetëm dëme për uzinën, por edhe fshatrat Panahor, Lavdan, Usojë , Ballsh që rrezikohen seriozishtë nga një shpërthim pasi ka 24 orë që po i kanoset. Qeveria të marri masa, përfundoi ajo.?ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje