Vidhet banesa e 40 vjeçares në mes të ditës (video)

Fier – Banesa e një gruaje 40 vjece banore e lagjes “Kongresi I Përmetit” në Fier ka rënë pre e grabitësve. Persona të pa identifikuar, me cadra , pasi ka qënë ditë me shi, kanë hyrë në banesën e saj në një pallat shumëkatësh në katin e nëntë dhe pas disa minutash kanë dalë po me cadra por me canta të mbushura.

Burime nga policia Fier pohuan se personat kanë hyrë në banesën e shtetaes 40 vjecare E M dhe kane vjedhur një sasi parash dhe sende me vlerë.

Lajmin e konfirmon edhe policia vendore Fier e cila pohonë se kanë një denancim për vjedhje banese, grupi I ekspertëve të policisë ka shkuar në vnedin e ngjarjes kanë marrë shënja gishtash, kanë sekuestruar kamerat e sigurisë. Në pallatin ku është kryer vjedhja janë grup pallatesh, ka banesa por katet e para janë edhe biznese.

Policia ka vënë edhe një shperblim për personin që jep informacion duke ruajtur edhe anonimatin

Denoncimi në polici është kryer nga gruaja 40 vjeçare ndërkohë mësohet se shuma e lekëve e marrë në banesë kap shifrën e 10 milionë lekëve të vjetra/ALB365

Be the first to comment

Lini një Përgjigje