Koprra dhe përfitimet prej saj

Në vetëm 100 gramë kopër, ju merrni 154% të dozës së nevojshme ditore të vitaminës A dhe 142% të vitaminës C.

Kjo përmbajtje e lartë e vitaminave e bën koprën një nga barishtet më të mira për organizmin.  Vitaminat A dhe C janë antioksidantët, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në pamjen e lëkurës dhe formimin e kolagjenit.

Kopra është e pasur me folate, që janë thelbësore për zhvillimin e shumë proceseve në organizëm, duke përfshirë rigjenerimin e qelizave, mirëmbajtjen e tyre dhe ngadalësimin e plakjes së qelizave të trurit.

Sipas Agroweb, kopra është një barishte e shkëlqyer për shëndetin e kockave, duke qenë se ajo është burim i kalciumi, hekurit dhe manganit. Këta përbërës luftojnë bakteret dhe agjentët e huaj në organizëm.

Lëngu i përbërë nga kopra mund të përgatitet duke përzier një selino, 4-5 karota, 1 limon,1 mollë jeshile dhe disa gjethe spinaqi.

Pas larjes së përbërësve, hidhini ato në shtrydhësen e frutave dhe pas shtrydhjes konsumojeni lëngun menjëherë, për të mos ja humbur vlerat ushqyese.

Kujtojmë se çaji i bërë nga kopra ndihmon edhe në luftimin e problemeve të tretjes dhe për trajtimin e dhimbjeve të barkut.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje