Tre maska bëjnë “kërdinë” në Fier

Fier – Të paktën tre persona të maskuar kanë mbërritur në Fier për të zhvilluar një ‘operacion’ grabitje në një sërë banesash në qytet.

Rasti i fundit është ai në një banesë në pronësi të një gruaje. Maskat kanë hyrë dhe kanë vjedhur një sasi parash si dhe disa bizhuteri.

Pronarja e banesës e identifikuar me inicialet E.M 40 vjeçe, ka denoncuar në policinë e qytetit rastin, dnërsa deri më tani autoritet nuk kanë mundur t’i identifikojnë grabitësit, pavarësisht se nga pamjet filmike të kamerave janë pikasur hajdutët.

Më poshtë një nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, e përcjellë nga report tv.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje