Tërmeti 5.4 Rihter, lëkundjet nxjerrin nga banesat qytetarët

Një tërmet i fuqishëm 5.4 i shkallës Rihter ka goditur këtë mbrëmje Shqipërinë duke sjellë panik në Tiranë e Durrës.

Lëkundjet nisën të lehta dhe me shpejtësi u intensifikuan. Vala pushoi dhe rinisi sërish me një shkundje të fundit të fortë. Sipas të dhënave të deritanishme, epiqendra e tërmetit ka qenë në Hamallajt të Durrësit.

Lëkundjet e vazhdueshme kanë sjellë panik në Tiranë dhe Durrës, duke u rikujtuar qytetarëve tmerrin e 26 nëntorit. Në rrugët e kryeqytetit dhe Durrësit të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë lënë shtëpitë. Deri më tani nuk ka të dhëna apo raportime të autoriteteve për dëme materiale apo të lënduar në njerëz./express

Be the first to comment

Lini një Përgjigje