Paloka: Lushnjarët e dinë pse ja hodhën granatën në zyrë Tushes

Në 29-vjetorin e themelimit të partisë, Edi Paloka u tha demokratëve të Lushnjës se tashmë se janë parti e parë, me 10 pikë avantazh ndaj socialistëve.

“Partia Demokratike është forcë e parë në Shqipëri, opozita e bashkuar është absolutisht të paktën 10 pikë para nga partia e Edi Ramës se as Partia Socialiste nuk mund ti them më”, tha Paloka.

Ai foli edhe për rastin e atentatit ndaj kryebashkiakut socialist Fatos Tushe.

Paloka tha se për kryebashkiakun e Lushnjes, droga është arsyeja për sulmin e pak javëve më parë, ku ish- shoferi i hodhi granatën në zyrë.

“Qytetarët e Lushnjes e dinë se pse ja bënë atentatin këtij, filloi edhe ky ta thithte si ai i Bulqizës, edhe rezultati dihet”, tha Paloka.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje